MENU
klinika

Nga filmi në altar!

6 çifte VIP që u krijuan në sheshxhirim

16.02.2021 - 11:00

Kur dashuria lind në punë! Si ranë në dashuri yjet e kinematografisë botërore, shkëndijat që lindën përgjatë skenave të ndryshme, për t’u finalizuar më tutje në martesë, herë të suksesshme e herë jo.

Mr. & Mrs. Smith — Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Do të ishte ky filmi që do t’i jepte fund martesës 5-vjeçare të Brad Pitt-it me Jennifer Aniston-in. Më pas, Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund në 2016-ën, pas një marrëdhënieje 12- vjeçare dhe 2 viteve martesë. Së bashku kanë 6 fëmijë, tre prej tyre të adoptuar.

Days of Thunder — Tom Cruise dhe Nicole Kidman

Pasi u njohën në vitin 1989 teksa xhironin së bashku, dy aktorët do të nisni një romancë të kurorëzuar me martesë që zgjati 11 vite. Adoptuan 2 fëmijë, por më pas, në 2001-shin u divorcuan.

Vicky Cristina Barcelona — Penélope Cruz dhe Javier Bardem

Për herë të parë u panë në vitin 1992, teksa filmonin së bashku. Por u deshën dsa vite derisa pëlqimin ta çonin në një tjetër nivel. Do të ishte sheshxhirimi i vitit 2008 për fimin Vicky Cristina Barcelona ai që do të nxiste romancën. U martuan 2 vite më pas dhe tanimë kanë 2 fëmijë së bashku.

Daredevil — Jennifer Garner dhe Ben Affleck

Kur çifti ra në dashuri në vitin 2002, teksa xhironte filmin në fjalë, Jennifer Garner ishte e martuar me Scott Foley-n, e ndërsa Ben Affleck po shoqërohej me Jennifer Lopez-in. Megjithatë, e gjitha kjo nuk i ndali! Ata nisën një lidhje dhe përfunduan duke u martuar. Qëndruan bashkë një dekadë, kanë tre fëmijë, por për fat të keq u ndanë në 2017-ën.

Dream House — Daniel Craig dhe Rachel Weisz

Është një ndër çiftet më të pëlqyera. U njohën në film, në vitin 2011, vit në të cilin edhe u martuan. 7 vite më vonë erdhi në jetë fëmija tyre i parë.

Black Swan — Natalie Portman dhe Benjamin Millepied

Natalie Portman e njohu bashkëshortin e saj në vitin 2010. Ishte koha kur po xhirohej filmi i mirënjohur. Benjamin ishte koreografi i projektit kinematografik; kështu që u njohën dhe ranë në dashuri. U fejuan në 2010-ën, për ta kurorëzuar dashurinë më pas në 2012-ën. Tanimë kanë 2 fëmijë.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN