Dje “El Mundo Deportivo” zbuloi kontratën faraonike që Lionel Messi lidhi në vitin 2017 me Barcelonën. Klubi është në gjendje të keqe financiare, e cila gjë është diskutuar shumë, por ajo është më e keqe se sa mendohet pasi që klubi nuk ka paguar pagat e tërë lojtarëve të skuadrës së parë.
Cadena Cope ka raportuar sot që klubi i ka borxh lojtarëve paga dhe një ndër këta është Lionel Messi. Barcelona është dashur që t’ia paguajë atij 72 milionë euro para fundit të janarit, por janë paguar vetëm 8.5 milionë euro, që do të thotë se klubi i ka borxh atij 63.5 milionë euro bashkë me pagën dhe të drejtat e imazhit.
Pak javë më parë, skuadra e Barcelonës arriti një marrëveshje që të shtyjë për një kohë një pjesë të fitimeve këtë sezon për në vitet e ardhshme. Kjo i kurseu klubit 172 milionë euro.
Në fakt, kjo marrëveshje ndikoi në të gjithë lojtarët e skuadrës, përfshirë Messin. Katër personat që nuk i ndikuan nga kjo kontratë e re e nënshkruar janë: Gerard Pique, Clement Lenglet, Marc-Andre ter Stegen dhe Frenkie de Jong.
Pak ditë më parë, është shkruar që klubi ka dështuar për të paguar paratë për lojtarët e skuadrës B, të cilat tani janë paguar. Tërë këto gjëra kanë ndodhur pas rrjedhjes se një kontrate të Messit me vlerë 555 237 619 milionë euro për katër sezone.