MENU
klinika

650 gola për argjentinasin

“Olé” i përgjigjet “El Mundo”-s për shifrat e Messit

01.02.2021 - 15:33

Duket se edhe mediet kanë luftën e tyre sa i takon artikujve për Lionel Messin. Gazeta argjentinase “Olé” sot ia ka kushtuar faqen e saj të parë si përgjigje “El Mundo”, referuar ekskluzives së kësaj të fundit, botuar të dielën në lidhje me kontratën e Messit.

“Olé” boton një analogji, duke imituar formatin që “El Mundo” përdori dje për të zbuluar detajet e kontratës së Leo. Ndërsa “El Mundo” titulloi “Kontrata faraonike e Messit”, Olé u kundërpërgjigj me titullin “IA VLEN”, duke iu referuar faktit se Leo është më i miri i historisë së Barcelonës.

Dhe këtë e thonë shifrat. Në të njëjtën foto të syve të Messi, gazeta “Olé” publikon këto shifra: 650, 260, 755, duke iu referuar golave, asisteve dhe ndeshjeve, përkatësisht, të yllit argjentinas, në vend të: 555, 237, 619 €.

Përveç kësaj, gazeta e njohur argjentinase i përgjigjet “El Mundo” me: “A i donit shifrat e Messit? Këtu i keni ato. Rrjedhja e kontratës, një tradhti ndaj së cilës ai iu përgjigj me një gol tjetër”. Në kopertinë, “Ole” përfshin gjithashtu deklaratat e trajnerit të Barçës, Ronald Koeman, në lidhje me këtë çështje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak