MENU
klinika

Ende keni dyshime për tradhëti?!

Alex Rodriguez surprizon Jennifer Lopez

15.02.2021 - 10:44

Alex Rodriguez është përfolur së fundmi se ka tradhtuar Jennifer Lopez me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show. Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u akuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball , e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez. E gjitha kjo solli reagimin e Madison-it, e cila shprehet se ata të dy kanë komunikuar përmes celularit, por asnjëherë nuk ka patur kontakt fizik mes tyre.

Është thjesht një i njohur”, ka thënë ajo.

Megjithatë këto thashetheme duket se nuk kanë ndikuar aspak tek çifti dhe sot Jennifer ka marrë një super surprizë të bukur nga partneri për Shën Valentin. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet në mes të një tavoline një buqetë shumë e madhe me trëndafila të kuq dhe disa tullumbace ku shkruhet: “Të dua”. Sigurisht që këtë dhuratë kaq speciale ajo e ka marrë nga Alex.

“Shkurti është muaji ynë special… muaji i përvjetorit tonë… ne u takuam për herë të parë në 1 shkurt. Hera e parë që dolëm bashkë ishte 2 ditë më vonë dhe që atëherë nuk ka pasur një ditë që ne nuk kemi qenë bashkë dhe nuk kemi folur. Ti më bën të qesh, e dua shumë sensin tënd të humorit dhe si ti bën çdo vend ku hyn më të lumtur. Të dua ty dhe gjithçka që ti bën për mua dhe me mua”, ka shkruar Jennifer përkrah videos së dhuratës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN