MENU
klinika

VIDEO

Arma e re lazer nga SHBA që bën “shkrumb e hi” gjithçka

25.02.2021 - 10:34

Mediat britanike raportojnë se ushtria amerikane është duke zhvilluar një armë të re me lazer.

Kjo do të jetë shumë herë më e fuqishme nga çdo lloj arme e ngjashme e këtij lloji.

Shumica e armëve ekzistuese me lazer duhet të gjuajnë me breshëri një objektiv përpara se ai të eliminohet apo të marrë flake.

Por kjo gjë nuk do të jetë njësoj me “Tactical Ultrashort Pulsed Laser”, e cila mund ta bëjë shkrumb e hi brenda një fragmenti sekonde.

Gjithashtu, raportohet se TUPL mund të shkaktojë probleme dhe në sistemet elektronike të armëve armike.

Ushtria amerikane po synon që të ketë një prototip të kësaj arme gati, brenda gushtit të vitit 2022.