Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpië” dhe ka dhunuar nënën.
Në pranga ka rënë shtetasi E. M., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Personi në fjalë pasi ka dalë nga banesa duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dalë nga banesa duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij“, shkruan Policia Vlorë në njoftimin e saj.