MENU
klinika

Shpërthim rastesh me Covid

ISHSH mbyll pjesërisht një shkollë në Vlorë

02.02.2021 - 10:56

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur pjesërisht një shkollë jo publike në Vlorë, pas shpërthimit të rasteve me koronavirus në këtë institucion.

Gazetari Elton Nika bën të ditur për abcnews.al se në shkollën “Fan Noli” janë mbyllur klasat 5,6,7,8 dhe 9. Nxënësit e këtyre klasave do të vijojnë mësiminonline.

Sakaq, mësuesit që japin mësim në këto klasa do të qëndrojnë në karantinë për një periudhe 14 ditore. Bëhet me dije se në këtë shkollë rezultojnë të prekur me Covid-19 pesë mësues.