MENU
klinika

Moti i keq

Pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe ato të peshkimit në Portin e Vlorës

31.01.2021 - 11:22

Për shkak të motit të keq, lundrimi për anijet e vogla në Portin e Vlorës dhe ato të peshkimit është pezulluar për të paktën 24 orët e ardhshme.

Ndërkohë anijet e pasagjerëve të linjave ndërkombëtare nuk janë pezulluar, ato do të lejohen të dalin në det pavarësisht kushteve të motit.

Sipas parashikimit të motit, përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike që do të lejojë daljen në det për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pasditen e nesërme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN