MENU
klinika

Teatri vazhdon... (online)

Arturo Ui zbret në Tiranë

25.02.2021 - 18:31

        Mbrëmjen e djeshme, në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ka vijuar nata e dytë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit “MOISIU ON”.

Në natën e dytë, pjesë e konkurrimit ishte shfaqja me titull “Arturo Ui”, vepër e autorit B.Breht dhe me regji të Kiço Londos.

Një dramë alegorike, e shkruar me qëllim për të shkatërruar respektin e rrezikshëm që zakonisht ndihet për vrasësit e mëdhenj.

Drama që Brehti paraqet, tregon për një kohë që ishte në recesion: njerëzit po vuajnë rritjen e vështirësisë në rrethana të përkeqësuara, krimi është në rritje, papunësia gjithashtu, dhuna ka shpërthyer në rrugë, drejtësia është e gjunjëzuar.

Shfaqja flet për heshtjen dhe bashkëfajësinë, për gjendjen e rëndë të krijuar, duke lejuar që një grusht kriminelësh të veshur me petkun e politikanit të vjedhin, të vrasin e të kërcënojnë të ardhmen e njerëzve.

Shfaqja erdhi me interpretimin nga: Denis Kurushi, Fatjon Mici, Rezart Barjoti, Ergys Çekrezi, Erion Hinaj, Amir Hasanlliu, Elidon Alika, Dervish Biba, Erlin Visha, Roland Saro, Redian Mulla, Ina Morinaj, Oriana Cama, Xhuliano Briskaj, Endri Çela, Donald Shehu, Arjola Basho, Sara Jaupaj, Ilirda Bejleri, Kristjana Dodaj, Endri Hekurani.

Festivali vijon mbrëmjen e sotme, me “Zogu i zi”… mos e humbisni!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I pari teatër shqiptar

‘Dasma e Lunxhërisë’ më 1874

Në Teatrin Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli’’

‘’Artisti i vetëm’’, Hanz Klip protestë kujt?!