Në jetë të duhet të sakrifikosh, madje edhe atëherë kur je një person publik. Aurela Gaçes iu desh të shkëputej nga vajza e porsalindur, për shkak të një kontrate që ishte e detyruar ta zbatonte medoemos. E ftuar së fundmi në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në ABC News, artistja tregoi diçka më shumë rreth karrierës dhe jetës së saj private.
Përgjatë bisedës, Aurela rrëfeu se si 40 ditë pasi ishte bërë nënë, u shkëput nga vogëlushja Grace dhe shkoi në Amerikë, pasi duhej të përmbyllte një kontratë që e kishte firmosur një vit më parë.
“Shumë i dhimbshëm ka qenë udhëtimi im i parë, pasi kam lindur Grace-in. Ka qenë një udhëtim që le të themi e kam larë me lot derisa jam kthyer. Më është dashur të shkoja në Amerikë, kisha rreth një vit që e kisha bërë kontratën”, u shpreh Gaçe.
Jo vetëm kaq, por duhet të ruante një imazh korrekt skenik:
“Grace-i ishte vetëm 40 ditëshe. Në 40 ditët e para unë isha e operuar, nuk ishte e lehtë të vishje takat, të dukeshe mirë dhe sa më pyesnin si është vajza përlotesha”.
Javë më parë, Aurela i tregoi së bijës pamjen e saj ndër vite, me të cilën ka eksperimentuar në maksimum dhe prej së vogël erdhi një koment tepër i çiltër…
“Po shikonte vajza fotot kur mami ishte fringo, edhe kur pa foton nr.10, ndaloi pak edhe tha me sinqeritetin e fëmijës:
-Po ti paske qenë e çmendur !
-Bravo të keqen mami -i thashë.
-Vetëm ti kishe ngelur pa ma thënë
(Foto nga 1996-97-98)”, ka shkruar Aurela.