MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton formimin e gurëve në veshka?

25.02.2021 - 10:00

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa ndikon mbipesha dhe obeziteti në formimin e gurëve në veshka?

Mjeku: Të dy këta faktorë shoqërohen me rritje të riskut për gurë renale. Shkencëtarët mendojnë që ekziston një lidhje ndërmjet acideve yndyrore, insulino-rezistencës dhe përbërjes së urinës. Njerëzit me peshë të madhe trupore sekretojnë më shumë kalcium dhe acid urik në urin çka rritin rriskun për formim gurësh renale. Tek individët obezë me BMI>30 kg/m 2 incidenca për gurë renale shkon 4.9% në krahasim me ata jo-obezë që shkon 2.6%.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim