MENU
klinika

Piktori i çmendur!

Çfarë fsheh tabloja e famshme?

22.02.2021 - 13:24

         Vetë Edvard Munch, në mënyrë misterioze kishte bërë një mbishkrim në pikturën e tij, “The Scream” – “Britma”, sikurse rezulton nga skaneri. Një fjali e shkurtër që shkruhet mbi pikturën më të njohur, ka ngjallur hamendësime në botën e artit, raporton BBC.

Fjalët: “Mund të pikturohej, vetëm nga një i çmendur”, janë gdhendur me laps, në këndin e sipërm të anës së majtë.

Tani, testimet e reja nga Muzeu Kombëtar në Norvegji, kanë konfirmuar se ai mbishkrim ishte bërë nga vetë piktori.

Piktura origjinale, e shfaqur për herë të parë në qytetin e lindjes së piktorit, në Oslo më 1893, është bërë një shprehje radikale dhe e përhershme e ankthit njerëzor. Ndikimi i saj shtrihet që nga filmat e ‘hollywood scream’ e deri tek emojet e sotme.

Për veprën e artit, po zhvillohen bisedime nëse do të shfaqet në muzeun e ri, që do të çelet në kryeqytetin norvegjez, vitin e ardhshëm.

Kritikët kanë vënë në diskutim, nëse mbishkrimi është si akt vandalizmi nga dikush tjetër, apo i shkruar nga vetë Munch, për të cilin është ditur që ka pasur probleme me shëndetin mendor, gjatë gjithë jetës.

Autoritetet pranë muzeut, dolën me përfundimin se mbishkrimi ishte shkruar nga Munch, pasi përdorën teknologjinë për të analizuar dorëshkrimet e tij dhe më pas, për t’i krahasuar ato me ditarin dhe letrat e piktorit.

“Mbishkrimi është nga Munch, pa asnjë dyshim,” – ka saktësuar Mai Britt Guleng, nga ana e muzeut.

“Vetë shkrimi i dorës, si dhe ngjarjet që ndodhën në 1895-ën, kur Munch e shfaqi pikturën për herë të parë, në Norvegji; të gjitha të shpien në të njëjtin drejtim.”

Në vitin 1994, “Britma” u grabit nga muzeu i arteve në Norvegji. Ajo u rikthye, falë operacionit në fshehtësi të detektivëve britanikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Botim në italisht dhe bullgarisht

“Epika e yjeve të mëngjesit”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit