MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë komplikacionesh shkakton sinuziti?

26.02.2021 - 08:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Me çfarë komplikacionesh shoqërohet sinuziti?

Mjeku: Rastet kur sinuzitet akute nuk trajtohen ose nuk ka bërë efekt mjekimi, situata mund të përkeqësohet. Shenjat paralajmëruese për komplikacione nga sinuziti akut bakterial mund të jenë: ënjtje përreth syrit, zhvendosje e syrit, pamje e dyfishë, dhimbje syri, reduktim i mprehtësisë së pamjes, ënjtje ose dhimbje të forta të ballit dhe më rrallë meningjit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN