MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë mund të përdor për mykun në gojë dhe zorrë?

22.02.2021 - 08:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Në lidhje me mykun e gojës dhe të zorrëve, çfarë mund të përdor?Mirënjohëse për këshillat tuaja!

Mjeku: Nëse pacienti ka shenjat përkatëse (ngjyra e gjuhës bëhet vishnje e errët, këndet e buzëve çahen, ndryshon shija në gojë), është ekzaminuar dhe ka rezultuar myk, pra ka bërë hemokulturën dhe ka rezultuar pozitive, rekomandohet marrja e antimykotikut nga goja për një javë ose 10 ditë. Lyerja në sipërfaqe nuk do të kishte asnjë lloj efekti në këtë rast.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Informohu, para se të jetë vonë!

Je me diabet? Kjo “këmbanë alarmi” bie për ty!