Kthimi nga ana e Komisionit Evropian mbi planin e tij të pamatur për të bllokuar në mënyrë efektive kufirin Irlandë-Irlandë Veriore është poshtërimi i fundit që pësoi Brukseli mes një stuhie të shkaktuar nga mungesat e furnizimit të vaksinave Covid-19 në të gjithë Evropën.
Presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen, ka bërë një seri gabimesh dhe gjykimesh të gabuara në trajtimin e pandemisë gjatë vitit të kaluar.
Ky gabim i fundit do të intensifikojë dyshimet për lidershipin e saj.
Von der Leyen nuk është fajtorja e vetme.
Një ndjenjë e prekshme paniku ka kapur udhëheqësit e BE-së ditët e fundit ndërsa zemërimi i publikut është rritur në mënyrë të kuptueshme për mungesat e vaksinave në të gjithë Evropën.
AstraZeneca, ndërmarrja farmaceutike britanike-suedeze, duket se ka në dorë zgjidhjen për politikanët evropianë dhe burokratët të shqetësuar për të shmangur marrjen e përgjegjësisë.
Suksesi i jashtëzakonshëm, shqetëson disa liderë si Emmanuel Macron, presidenti i Francës.
Për fat të keq, Franca nuk ka arritur të prodhojë vaksinën e saj. Javën e kaluar, Instituti i famshëm Pasteur braktisi projektin e tij kryesor të vaksinës, ndërsa grupi francez i farmacisë, Sanofi, gjithashtu pranoi humbjen e përkohshme.
Macron e vuri shënjestrën diku tjetër, ai tha se vaksina britanike ishte “e paefektshme” për njerëzit moshës mbi 65 vjeç. Ai gjithashtu sugjeroi, përsëri pa prova, që kompania dhe qeveria, ishin angazhuar në “sjellje të dyshimta”.
Nuk është për t’u habitur.
Udhëheqja evropiane ka qenë një problem që nga fillimi i pandemisë.
Komisioni me vonesë pranoi pranverën e kaluar se ishte në një garë globale vaksinash,. Lejoi katër vende – Gjermania, Franca, Italia dhe Hollanda – të drejtojnë negociatat me furnizuesit e mundshëm.
Pastaj në qershor, Von der Leyen dhe komisionerja e saj shëndetësor, Stella Kyriakides, ndryshuan mendje.
Për arsye politike, jo shkencore ose praktike, ata vendosën të përfshinin të 27 vendet anëtare në vendimmarrjen për blerjen e vaksinave, me komisionin e ngarkuar në përgjithësi – për të demonstruar “solidaritetin” e BE-së dhe fuqinë e tregut të vetëm.
Kjo çoi në një kontratë të BE me AstraZeneca, gati për nënshkrim në qershor, që shtyhej deri në gusht.
Para-porositë e tjera të vaksinave gjithashtu vazhduan.
Kompania amerikane Moderna paralajmëroi në nëntor se kjo qasje do të ngadalësonte në mënyrë të pashmangshme shpërndarjen e vaksinave në të gjithë BE.
Kriza e vaksinave ka treguar BE në më të keqen e saj.
Në të kundërt, ajo ka treguar Britaninë në formën më të mirë.
Vendimet e hershme të blerjes së qeverisë ishin thelbësore.
Që nga e Premtja, më shumë se 11% e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar ishin vaksinuar krahasuar me 2.3% në Gjermani dhe 1.8% në Francë.
Këto shifra tregojnë paaftësinë relative të BE-së.
Historia e suksesit të vaksinave të MB-së është një yll i ndritshëm në një qiell të zymtë.
Paaftësia në Bruksel në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet të pengojë këtë progres inkurajues.
Sa i përket BE, ajo duhet ta rregullojë shtëpinë e saj – shpejt.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al