MENU
klinika

Zyrtare

COVAX publikon planin paraprak të shpërndarjes së vaksinës, ja sa doza merr Shqipëria

03.02.2021 - 15:57

COVAX ka publikuar zyrtarisht planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer, që kapin në total 1.2 milion doza.

Në fakt paraprakisht do të jenë 240 milionë doza të AstraZeneca, si dhe 60 milionë të tjera nëpërmjet Gavi që do të jepen deri në qershor për dhjetëra vende, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën.

Sa i përket Shqipërisë, është planifikuar që nga COVAX të përfitojë 141 mijë e 600 doza të vaksinës së AstraZeneca nga COVAX.

Nga ana tjetër për Kosovën planifikohet 100 mijë e 800 doza, po të AstraZeneca.

 

 

  • foto galeri