MENU
klinika

OBSH mbështet pretendimin e Kinës

“Covid-19 ekzistonte diku tjetër, para se të gjendej në Wuhan”

09.02.2021 - 19:06

Përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mbështesin pretendimin se koronavirusi ekzistonte diku tjetër para Wuhan të Kinës, për të cilin ekspertët kinezë kanë këmbëngulur, duke cituar kërkime të pabotuara të vitit 2019.

Në një konferencë për shtyp të dhënë nga përfaqësuesit e OBSH-së në fund të misionit të tyre në Wuhan së bashku me ekspertët kinezë që i shoqëruan, ata deklaruan se virusi po qarkullonte në qytet dhe jo vetëm në tregun e produkteve të detit dhe mbase ekzistonte diku tjetër më parë.

“Të dhënat që mblodhëm treguan një përhapje të virusit para pandemisë, në vende të ndryshme, si në tregun e produkteve të detit Wuhan dhe gjetkë, ndoshta edhe në vende të tjera”, tha Peter Ben Ebarek, Drejtori i Programit i OBSH-së i në sëmundjet e kafshëve.

“Sipas të dhënave të hulumtimeve të pabotuara të marra në konsideratë nga komiteti, kishte një përhapje të hershme të virusit në zona të tjera që nuk ishin raportuar. Këto zona treguan shtame të ndryshme nga Wuhan, duke përforcuar pikëpamjen se virusi ishte para-ekzistues diku tjetër, para se të regjistrohej zyrtarisht në Wuhan”, tha Lian Yuanien, eksperti kryesor anti-koronar i Kinës, pa dhënë hollësi për këto sondazhe të pabotuara.

“Nuk ka asnjë provë që virusi ishte përhapur në Wuhan para dhjetorit 2019, bazuar në të dhënat e spitalit, dhe veçanërisht në gjysmën e dytë të atij muaji”, shtoi ai, duke theksuar se në zona të tjera duhet të ketë qenë më herët.

“Është ende e paqartë se si virusi arriti në treg, bazuar në të dhënat ekzistuese. Por duhet të ketë pasur qendra të tjera në qytet përveç këtij tregu dhe në tregje të tjerë, siç tregojnë të dhënat biologjike”, tha eksperti kinez.

Ekipi i përbashkët i ekspertëve të OBSH-së dhe autoritetet shëndetësore kineze arritën në përfundime të përbashkëta, pa mosmarrëveshje, sipas një raporti. Hulumtimi i tyre u krye si në spitale dhe laboratorë kërkimi, ashtu edhe në tregun e produkteve të detit në Wuhan, ku virusi u zbulua për herë të parë.

“Kërkimi për transmetimin e një virusi të tillë ka nevojë për dy faza: Faza e parë duhet të kontrollojë transmetimin midis kafshëve që janë ose të sëmura ose thjesht që mbajnë virusin. Një virus i tillë mund të ketë ardhur nga një transmetim gjenetik, por vazhdimi duhet të hetohet më tej.

Faza e dytë duhet të eksplorojë transmetimin te njerëzit, bazuar në rritjen e kontaktit kafshë me njeri. Në popullatën njerëzore, duket se ka mutuar nga njeriu në njeri, duke çuar në pandeminë Covid-19″, shpjegoi shkencëtari kinez.

“Të gjitha provat sugjerojnë se origjina e virusit lidhet me lakuriqët e natës, por kafshë të tjera duhet të jenë përfshirë në futjen e koronavirusit në Wuhan,” tha Z. Ebarek, i cili shtoi: “Megjithatë, nuk duket se ka pasur shpërndarje të përhapur në vend përmes kafshëve”.

“Shitësit, furnizuesit dhe prodhuesit e produkteve të kafshëve të dyshimta janë identifikuar, të cilat duhet të vazhdojmë t’i hetojmë në mënyrë që të identifikojmë burimin e shpërndarjes në treg”, shtoi shkencëtari danez.

Komisioni i OBSH-së ka përfunduar hetimin e tij aktual në Kinë, por hetimet përkatëse do të vazhdojnë dhe do të zgjasin shumë, sipas ekspertëve të OBSH-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN