MENU
klinika

Fëmija i dytë

Ç’titull do të marrë pas lindjes foshnja e Meghan dhe Harry-t?

17.02.2021 - 11:28

Meghan Markle dhe Princ Harry dhanë dy ditë më parë lajmin se do të bëhen sërish prindër.

Bebushi numër dy është rrugës dhe Archie do të bëhet së shpejti vëlla i madh. Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin e tyre të shtatzënisë përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqet e shtrirë në prehrin e Harry-t. Dukesha e Sussex-it mbante veshur një fustan nga Carolina Herrera, i cili është qepur posaçërisht për të gjatë kohës që ishte shtatzënë me Archie-n.

Përveç kësaj një domethënie shumë të bukur kishte edhe data në të cilën Meghan dhe Harry dhanë lajmin e bukur. Ekzaktësisht 37 vite më parë në gazeta u bë publik lajmi se Princeshë Diana ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë, pra në pritje të Harry-t.

Sekreti pas buzëqeshjes…një fëmijë!”, shkruhej në ballinën e “Daily Mail” në vitin 1984 për Princeshë Dianën.

Një fëmijë shtatori për Princeshën”, shkruante “The Telegraph” asokohe, duke shtuar se “Mbretëresha thotë se është shumë e kënaqur”.

Por, njerëzit kanë nisur të vrasin mendjen se ç’titull do të mbajë bebushi i dytë i Meghan dhe Harry-t dhe në radhë të parë fare, a do të mbajë ndonjë titull.

Sipas rregullave mbretërore, fëmijës së dytë të çiftit nuk i takon asnjë titull, vetëm nëse këttë vendim e ndryshon vetë mbretëresha.

Megjithatë, Meghan dhe Harry hoqën dorë me dëshirë të plotë nga titujt mbretërorë dhe thuhet se s’dëshirojnë asnjë titull për fëmijët e tyre, edhe nëse rregullat thonë të kundërtën.

Mbetet të presim për ta zbuluar!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN