Një imitim i makinës së Batmanit, që mund të përdoret normalisht në rrugë, do të dalë në ankand duke filluar nga 35 000 euro.
Kjo makinë është një kopje 100% e Batmobile që është parë në filmat e vitit 1989 dhe 1992, me protagonist Michael Keaton. Në vitin 2016, një kompani në Britani ndërtoi këtë mjet, duke përdorur si bazë një Ford Mustang të vitit 1965.
Shasia e zezë u ndërtua më pas sipër Mustangut. Pasi përfundoi puna për këtë makinë, ajo u ble nga Muzeu i Motorëve në Londër, ku u ekspozua për publikun e gjerë.
Por, pasi ky muze u mbyll për shkak të konflikteve me bashkinë, makina e Batmanit doli në shitje. Duke qenë se është 7 metra e gjatë, personi që do ta blejë do ta ketë pak të vështirë për të gjetur vende parkimi.