MENU
klinika

Bundesliga, java 23

Dopietë e Lewas dhe Gnabryt, Bayern me “5 yje”

27.02.2021 - 17:28

Bayern Munchen është rikthyer te fitorja në Bundesligë. Pas një barazimi dhe një humbje, kampionët e Gjermanisë bindën në shtëpi, duke fituar 5-1 ndaj Koln. Bavarezët shkojnë 5 pikë para Leipzig të vendit të dytë, me këtë të fundit që luan ndeshjen në orën 18:30 ndaj Monchegladbach.

Bavarezët gjetën golin e parë me anë të Chupo-Moting, ndërsa më pas ishte momenti i Lewandowskit, që shënoi në minutën e 34’. 2-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë ishte akoma më me shumë spektakël. Koln shkurtoi diferencën e golave në minutën e 48’, por Lewandowski shënoi përsëri, duke çuar shifrat në 3-1.

Ishte goli i 28-të në këtë sezon të Bundesligës për polakun, që është thjesht i pandalshëm. Më pas, ishte momenti i Gnabryt, që shënoi dy herë të tjera në fund, duke mbyllur gjithçka në 5-1, me Bayernin që shkon në kuotën e 52 pikëve.

Në ndeshjet e tjera, Dortmund bëri detyrën ndaj Bielefeld, duke triumfuar 3-0 me gola të Dahoud, Sancho dhe brazilianit Reinier, ndërsa Stuttgart zhyti akoma më shumë në fund Schalken, që e mposhti 4-1. Wolfsburg nga ana tjetër mposhti pastër 2-0 Herthan e Berlinit.