MENU
klinika

“Infektimet, drama e vërtetë”

Drejtoresha e ISHP: Vaksina nuk bën çudira!

10.02.2021 - 18:40

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico se drama e vërtetë janë numrat e të infektuarve dhe jo riinfektimet.

“Nëse do të riinfektohesh dhe je rast i zakonshëm je me ngarkesë virale më të dobët. Një person i riinfektuar që ka shenja të lehta ka një ngarkesë virale shumë herë më të vogël. Rreziku ynë primar nuk janë riinfektimet. Numrat e të infektuarve janë drama e vërtetë, jo riinfetimet” tha ajo. Por sa të sigurt duhet të ndihen qytetarët që e kanë kaluar koronavirusin? “Ne do të jemi të sigurt kur të kemi një imunizim të gjerë, të tufës, kjo është siguria”.

Fico shprehet se nga vaksina nuk duhet të presim çudira. “Vaksina është një mjet, bar, i cili nuk bën gjë tjetër veçse parandalon riinfektimin dhe ose kur ka, ose nuk lejon të kalohet në forma të rënda. Vaksina si një mjet i vetëm nuk bën çudira, se këtë e kemi provuar edhe me vaksina të tjera, si të gripit dhe të thuash pasi e bën, nuk më zë më gripi. Vaksinat që po përdorim, akoma kemi për detyrë të provojmë efektshmërinë e tyre”.

Por me cfarë ritmesh po ecet me vaksinimin? “Kjo është një sasi shumë e vogël për kapacitetet që kemi ne dhe përgatitjet që kemi bërë. Edhe me dozat e ardhura, 1 mijë e ca u janë dedikuar personave që punojnë në spitalet covid, takati ynë është shumë herë me i ndryshëm. Lufta po bëhet për të sjellë sa më shumë vaksina”.

Fico tha se javën që vjen, ditën e hënë do të vijë një tjetër furnizim nga “Pfizer” me doza. “Javës tjetër ditën e hënë vjen një pjesë e “Pfizer”, edhe COVAX ka publikuar sasinë, është me Astra Zeneca”-n.

Drejtoresha e ISHP kishte një opinion edhe mbi debatin që po bëhet për mos përdorimin e vaksinës Astra Zeneca te personat mbi 65-vjeç. “Nuk është çështja që nuk përdoret mbi 65 vjeç, por shtete të caktuara thonë nuk kam studime të kënaqshme. Ka një element që kërkohet të jetë më i qartë”, tha ajo në Abc.

Po ne si do të veprojmë? “Nuk është një vendim që e marr unë. Vendimin e merr komiteti i ekspertëve të vaksinimit. Një strukturë e vjetër që funksionon shumë mirë. Të premten kemi lënë një mbledhje për të kuptuar si do ta menaxhojmë ne këtë historinë e “Astra Zeneca”-s”.

Në BE, vijon debati për cështjen e pasaportës së vaksinimit që të lejon lëvizjen e lirë, por përse një gjë e tillë nuk aplikohet edhe brenda vendit, që kush ka marrë dozat të lëvizë lirisht? “Shumë e vështirë për ta kryer. Nuk bëhet në kohë pandemi, harroje” tha Fico

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkon në 467 numri i personave të prekur në Shqipëri

MSH jep shifrat: 21 raste të reja në 24 orët e fundit