20.02.2021 - 11:17
Pas ndarjes Megan Fox dhe Bian Austin Green kanë nisur lidhje të reja dashurie. Megan është shumë e lumtur krah reperit Machine Gun Kelly ndërsa Brian është në një romancë me kërcimtaren Sharna Burgess. Kjo e fundit duket se ka shumë respekt për ish-bashkëshorten e të dashurit, pra Brianit dhe këtë e ka shprehur në intervistën e fundit.
“Brian është një baba i mrekullueshëm. Ai dhe bashkëshortja e tij, uh dua të them ish-bashkëshortja kanë rritur tre fëmijë shumë të bukur. Ata janë kaq të ëmbël dhe të sjellshëm. I kanë rritur shumë të edukuar”, tha Sharna.
Sa i përket ndarjes së Meganit dhe Brianit, Sharna tha se ata po e menaxhojnë shumë mirë situatën. “Jam mirënjohëse që jam bërë pjesë e botës së tyre”-shtoi ajo.
Megan dhe Brian u ndanë në Maj të vitit 2020 dhe vetëm pak kohë më pas aktorja bëri publike lidhjen me Machine Gun Kelly. Ndërsa Brian u njoh me Sharnën në fund të vitit 2020 dhe lidhja e tyre tashmë është bërë serioze.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nuk i kursen më deklaratat!