06.02.2021 - 13:56
Një 28 vjeçare me Covid-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
News 24 bën me dije se 28 vjeçarja ishte nga Korça, dhe për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në Sanatorium.
Ajo ishte futur në intubim por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’ nga Sanatoriumi, tha se viktima ishte nënë e 3 fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë kishte sjellë në jetë një fëmijë.
Sipas tij, mjekët ditën e djeshme kishin qenë optimistit për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të gruas, por një komplikacion i mori asaj jetën.