MENU
klinika

Nga Financial Times/ Lagarde: E bindur që 2021 do të jetë një vit...

“S’do të ketë gjithmonë paketa ndihmëse”

07.02.2021 - 17:22

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane ka thënë se ekonomia e rajonit do të duhet ‘të fitojë pavarësi’ nga stimuli i saj fiskal dhe monetar “gradualisht” për të shmangur përsëritjen e gabimeve të bëra në krizat e mëparshme kur mbështetja u tërhoq shumë shpejt.

Christine Lagarde tha se do të ketë një “situatë të ndërlikuar” për politikëbërësit për të menaxhuar sapo të mbarojë pandemia e koronavirusit dhe ekonomia të fillojë të rimëkëmbet, duke rekomanduar një kalim në “mbështetje fleksibël” në vend të “mbylljes së të gjitha çezmave menjëherë”. “Angazhimi ynë ndaj euros nuk ka kufij,” tha Lagarde. “Ne do të veprojmë për aq kohë sa pandemia po shkakton një situatë krize në zonën e euros.”

Komentet e saj në një intervistë nga gazeta Le Journal du Dimanche erdhën ndërsa ekonomistët shprehën shqetësime se vaksinimi i ngadaltë i Evropës dhe stimulimi i vonuar fiskal mund të bënin që ekonomia e saj të binte më shumë pas SHBA dhe Kinës.

Pas tkurrjes së një rekord 6.8 përqind vitin e kaluar, ekonomia e zonës euro nuk pritet të tërhiqet në nivelet para-pandemisë deri në mes të vitit të ardhshëm. Në të kundërt, Kina tashmë ka lëkundur ndikimin ekonomik të Covid-19, duke u rritur 2.3 përqind vitin e kaluar, ndërsa ekonomia amerikane pritet të arrijë shkallën e saj para-pandemike nga mesi i këtij viti.

Lagarde tha se “rimëkëmbja ekonomike e Evropës ishte vonuar, por jo se ka dal nga shinat”. BQE ishte akoma “e bindur që 2021 do të jetë një vit rikuperimi”, tha ajo, duke shtuar: “Ne presim që ngritja të ndihet rreth mesit të vitit, edhe nëse paqartësitë vazhdojnë.”

Erik Nielsen, kryekonomist në UniCredit, tha në një shënim për klientët të Dielën se ai ishte “gjithnjë e më i bindur se po shkojmë drejt 3-5 viteve të tjera të nën-performancës së rritjes Evropiane në krahasim me SHBA”.

Analistët në Allianz paralajmëruan në një raport të fundit se Evropa po përballej me “një vonesë pesë javore në frontin e vaksinimit që, nëse lihet e pa korrigjuar, mund të kushtojë afër 90 miliardë €”. Kjo bazohet në një llogaritje që çdo javë e kufizimeve të koronavirusit ul rritjen e produktit të brendshëm bruto tremujor me 0.4 pikë përqindje.

Investitorët do të shikojnë nëse Komisioni Evropian ul parashikimin e saj për ekonominë e zonës euro këtë javë, pasi kishte parashikuar në Nëntor që ajo do të rritet 4.2 përqind këtë vit dhe 3 përqind vitin e ardhshëm. BQE pritet të publikojë parashikime të reja tremujore muajin tjetër dhe disa anëtarë të këshillit të saj drejtues i thanë Financial Times se besonin se parashikimi i saj për rritje prej 3.9 përqind këtë vit dukej realist edhe nëse rimëkëmbja afatshkurtër vonohej.

Sidoqoftë, një anëtar i këshillit tha se rreziku i madh ishte se vonesat e vaksinimit dhe shtame të reja, më infektive të virusit mund të detyrojnë qeveritë të mbajnë ulje të rrepta në vend për më gjatë , “kjo është ajo që me të vërtetë ka rëndësi për shërimin”. Lagarde la të kuptohet për këto shqetësime kur tha: “Ne nuk jemi imunë ndaj rreziqeve të panjohura që dalin në sipërfaqe.”

Ajo i kërkoi BE të “përshpejtojë” procesin e ratifikimit të planeve kombëtare të shpenzimeve për fondin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro për të mbështetur vendet e goditura më shumë nga pandemia. “Ju luftoni zjarrin me zjarr”, tha ajo. “Është më mirë të veprosh shpejt, edhe nëse atëherë mund të duhet të tërhiqesh për të korrigjuar gjërat që mund të kenë shkuar keq”.

Investitorët u inkurajuan nga lajmet e javës së kaluar që Mario Draghi, ish-presidenti i BQE-së, kishte pranuar një ftesë për t’u bërë kryeministër i Italisë. Lagarde tha se ajo kishte “besim të plotë” në aftësinë e Draghi për “rifillimin e ekonomisë italiane”.

Javën e kaluar, një grup prej më shumë se 100 ekonomistësh, përfshirë Thomas Piketty, nënshkruan një letër të botuar nga disa gazeta duke i bërë thirrje BQE-së të anulojë gati € 2.5 tn të borxhit qeveritar që ajo zotëron ose ta shndërrojë atë në bono të përhershme në këmbim të më të larta investimet e shtetit.

Por Lagarde e hodhi poshtë idenë si “të pakonceptueshme”, duke i bërë jehonë pozicionit të saj të mëparshëm duke thënë: “Do të ishte në shkelje të traktatit të BE që ndalon në mënyrë rigoroze financimin monetar. Ky rregull është një shtyllë themelore e kornizës së përbashkët që mbështet themelin e euros.”

/Përkthyer dhe përshatatur për Konica.al nga Financial Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”

Pritet vendosja e kushteve të reja

Europa nis konsultimet për pagën minimale