MENU
klinika

për Kate dhe William

Ekspertja mbretërore zbuloi detajin që askush nuk e dinte

14.02.2021 - 12:35

E keni parasysh shprehjen, pas një burri të suksesshëm qëndron një grua? Një shembull për këtë është edhe Kate Middleton dhe Princ William.

Së fundmi kanë dalë disa detaje të tjera për raportin e tyre nga Angela Levin, një biografe mbretërore shumë e njohur në Britani. Sipas analizës që ajo i ka bërë pasardhësit të fronit të Anglisë, takimi me gruan e tij ka qenë një pikë kthese me rëndësi për princin.

“Ata u takuan në kohë shumë të vështira. Ai kishte probleme me familjen dhe këto ndjesi nuk mund t’i largonte dot.

Por Kate e përkrahu dhe i qëndroi pranë duke e mbështetur në gjetjen e vetvetes. Kate nuk është vetëm një person që ndjek traditat dhe përpiqet të jetë perfekte për të qenë mbretëreshë, ajo është një grua dhe mikeshë në radhë të parë”, ka analizuar ekspertja.

Mesa duket për gjithë imazhin që ka sot familja mbretërore një rol të rëndësishëm e ka pasur Kate, e cila i dha jetë familjes së saj të vogël.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN