MENU
klinika

“Nuk pritet ndonjë efekt shumë i madh”

Epidemiologu Alimehmeti: Oraret nuk ulin numrin e infektimeve

10.02.2021 - 12:10

Ndryshimi i orës policore nga autoritetet sipas ekspertëve nuk është zgjidhje për të frenuar ritmin në rritje të përhapjes së koronavirusit.

Në një intervistë për Klan News, epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se duhet bashkëpunim edhe nga qytetarët të cilët duhet të bëjnë kujdes me vizitat dhe frekuentimin e lokaleve.

“Nuk pritet ndonjë efekt shumë i madh nga ky element. Thjesht do ta ngjeshë situatën më herët. Duhet të jemi shumë koshientë këtu. Për ku dalin shqiptarët kur dalin nga shtëpia? Ku venë? Ose në punë ose për të takuar dikë në familje, ose në kafe-restorant. Kjo është ku shkojnë. Nuk është se shkojnë nëpër librarira, biblioteka e me radhë. Atje venë. Të ulësh me 2 orë këtë, do të thotë që atë takimin që do ta linin bashkë për kafe në orën 20:00, e lënë në 19:00.

Do të thotë bën një ngjeshje në oraret e lejuara. Në qoftë se kjo nuk shoqërohet edhe me ndërgjegjësimin tonë që në qoftë se hyn në një lokal dhe e sheh që është plot, mos u fut! Shyqyr Zotit kemi lokale mjaftueshëm, bë 100 metra, gjej një më të “shëndetshmëm”, pra me më pak njerëz. Në qoftë se nuk shoqërohet me këtë, ky efekt nuk vjen. Pra duhet të jetë nga të dyja anët, duhet të ketë partneritet ndërmjet institucioneve, masave dhe njerëzve”, deklaroi epidemiologu Alimehmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vaksina Moderna arrin të neutralizojë edhe…”

Mjeku Alimehmeti flet për studimin më të ri