MENU
klinika

“Vaksina Moderna arrin të neutralizojë edhe…”

Mjeku Alimehmeti flet për studimin më të ri

31.01.2021 - 12:15

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se vaksina e prodhuar nga Moderna arrin të neutralizojë edhe variantin anglez, edhe variantin afrikano-jugor të koronavirusit.

Sipas tij, kërkuesit e kompanisë publikuan gjetjet më 25 janar 2021.

Ai shton se të gjithë kampionët e gjakut të njerëzve të vaksinuar e eleminuan komplet variantin afrikano-jugor.

Reagimi i plotë: 

🙏 Lajme të mira miqtë e mi!

🙏 Vaksina e Moderna-s arrin të neutralizojë edhe variantin anglez, edhe variantin afrikano-jugor.

🇺🇸 Kërkuesit e kompanisë Moderna, së bashku me Instituteve Kombëtare të Shëndetit (SHBA) studiuan aftësinë e vaksinës mbi variante të ndryshme të SARS-CoV-2 dhe publikuan gjetjet më 25 janar 2021.

👉 Ata studiuan efektin edhe në njerëz edhe në majmunë makakë (model shumë i përshtatshëm për studimin e SARS-CoV-2).

🙏 Në përfundimin ata japin përfundime shumë të mira për të dy variantet.

👉 Varianti anglez (B.1.1.7):

✅ Mutacionet e B.1.1.7 nuk kanë asnjë ndikim në aftësinë neutralizuese të vaksinës.

✅ Të gjithë kampionët e gjakut të njerëzve të vaksinuar e eleminuan komplet variantin anglez.

👉 Varianti afrikano-jugor (B.1.351)

⭕ Mutacionet e B.1.351 ndikojnë në reduktimin e aftësisë neutralizuese të vaksinës (2.4-6.4 fish).

✅ Pavarësisht nga reduktimi, titrat në gjak të njerëzve të vaksinuar mbeten në nivel të përgjithshëm të lartë, (1/290).

✅ Të gjithë kampionët e gjakut të njerëzve të vaksinuar e eleminuan komplet variantin afrikano-jugor.

👉 Autorët dalin në përfundimin se:

✅ Vaksina mRNA-1273 e kompanisë Moderna e neutralizon krejtësisht variantin anglez dhe variantin afrikano-jugor, edhe pse antitrupat janë më të holluar në rastin e këtij të fundit.

🙏 Më herët, edhe kërkuesit e vaksinës Pfizer (shumë e ngjashme me vaksinën Moderna) kanë dalë në të njëjtin përfundim për variantin anglez që neutralizohet krejtësisht prej saj.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

🙏 LAJME TË MIRA MIQTË E MI!

🙏 VAKSINA E MODERNA-S ARRIN TË NEUTRALIZOJË EDHE VARIANTIN ANGLEZ, EDHE VARIANTIN…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Qytetarët, të mbrojtur nga riinfektimi për 6 muaj”

Mjeku Alimehmeti: U infektuan më shumë mjekë prej mungesës së…