MENU
klinika

Dhuna që po organizohet përmes platformës

Facebook do ndalojë postimet politike

02.02.2021 - 12:03

Shefi  ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë se kompania e mediave sociale do të zvogëloj në mënyrë drastike postimet me përmbajtje politike.

Ai tha se ka shumë grupe në Facebook që ai nuk dëshiron të jenë në këtë platformë, edhe nëse nuk janë duke i thyer rregullat e Facebook.

Me këtë ai nënkuptoi se Facebook po përdoret për imponimin e pikëpamjeve politike, organizime të dhunës etj.

Zuckerberg tha se nuk e ka gjetur akoma metodën se si do ta bëjë këtë, por ai ka thënë se është duke punuar për të gjetur metodën më të mirë për ta bërë këtë.

Një prej reagimeve më të shpeshta po marrin ata nga përdoruesit është se ata nuk duan të shohin polikë, grindje dhe dhunë në këtë platformë.

Pas trazirave të 6 janarit në senatin amerikan, Facebook ka marrë shumë kritika për rolin e saj në organizimin e atyre protestave.

Prandaj ata kanë vendosur që të ndërmarrin masa për ndodhi të ngjashme që mund të vinë në të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”