Disa shoqata konsumatorësh në Europë kanë bërë ankesa kundër TikTok lidhur me përdorimin e të dhënave nga platforma, duke thënë se ajo shfrytëzon të drejtat dhe të dhënat të përdoruesve të rinj.
“Fëmijët e duan TikTok, por kompania nuk mbron ata. Ne nuk duam që të vegjëlit tanë të ekspozohen ndaj reklamave të fshehura dhe pa dijeni të shndërrohen në tabela kur ata thjesht përpiqen të argëtohen,” deklaroi Organizata Europiane e Konsumatorit (BEUC), e cila tha se kishte kryer një hetim disa mujor për çështjen në fjalë.
BEUC iu kërkoi autoriteteve në 15 vende europiane që të hetojnë sjelljen e TikTok më tej.
“Kushtet e të drejtës së kopjimit janë të padrejta pasi ato i japin TikTok një të drejtë të pakthyeshme për të përdorur, shpërndarë dhe riprodhuar videot e botuara nga përdoruesit, pa shpërblim.”, thekson organizata.
TikTok është përballur gjithashtu me presion nga autoritetet italiane të mbrojtjes së të dhënave për të bllokuar përdoruesit e mitur nga përdorimi i aplikacionit.