MENU
klinika

Automjetet pas vitit 2023…

Ford dhe Google bëhen bashkë

02.02.2021 - 11:18

Kompania e prodhimit të makinave Ford dhe gjigandi Google do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të sjellë disa shërbime të reja për të pasionuarit pas makinave.

Sipas Reuters, Fort dhe Google kanë nënshkruar një marrëveshje 6-vjeçare, në të cilët thuhet se makinat e reja do të përdorin sistemin operativ Android për sistemin e brendshëm të teknologjisë.

Ford pas vitit 2023 do t’u ofrojë klientëve të saj aplikacione të integruara të Google, përfshirë hartën dhe teknologjinë e zërit. Po ashtu teknologjia do të përdoret dhe për prodhimin sa më të mirë të automjeteve, pasi do të ketë disa përmirësime të dukshme.

Kompanitë gjithashtu do të bashkëpunojnë dhe për për të eksploruar përdorimin e të dhënave të klientëve për t’u mundësuar atyre oferta dhe shërbime ekstra. Deri tani bëhet me dije se të dhënat e klientëve Ford nuk do t’i dorëzohen reklamuesve të Google ose vetë motorit të kërkimit.

Prodhuesi i automjeteve do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe më kompani të tjera të teknologjisë si Amazon, kështu u shpreh nënkryetari i Ford për strategji, David McClelland.

McClelland dhe shefi i Google Cloud Thomas Kurian nuk bënë të ditur detajet e kushteve tregtare të marrëveshjes. Partneriteti Google-Ford synon që të rrisë kapacitetet e prodhimit dhe të ulë kostot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompania përballet me hetime për praktikat e...

Google përsëri në shënjestër të Komisionit Evropian


Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”