MENU
klinika

"Profesionisti me amatorin"

Fotografi i famshëm francez: Gjon Mili, mjeshtër i fotografisë!

14.02.2021 - 11:00

        Në faqen n°254 të librit “Gjon Mili: photographs & recollections”, botuar në vitin 1980 nga ‘New York Graphic Society’ (Boston), gjejmë shkrimin (mendimin) e fotografit të famshëm francez Henri Cartier-Bresson, për fotogfrafin shqiptar me famë botërore Gjon Milin, shkrim që Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:


“Meqenëse jam fotograf, do ta përdorja aparatin tim për të fotografuar Milin; dhe në mbishkrimin (epitafin) tim do të shkruhej se sa mirënjohës i jam atij për gjykimin e tij të mprehtë dhe krijues.

Kur bëjmë shaka, siç bëjmë shpesh, ai më quan “një amator i thjeshtë”, ndërsa unë ia kthej, “se jam një profesionist i vërtetë”.

E vlerësoj përkushtimin e tij për profesionin në të cilin ai hyri si në urdhrat e shenjtë, gati një mijë vjet më parë; sepse mësojmë aq shumë nga kjo aftësi teknike, për të cilën, Mili është mjeshtër.”

***

Takimi me mjeshtrin e pikturës

“Nisur nga ideja për të fotografuar objekte ose njerëz në lëvizje, vendosa të eksperimentoja një teknikë të re si light painting, për ketë vendosa të takoj Pikason. Gjendesha në jug të Francës dhe e dija që dhe Pikaso kalonte muajt e verës aty. Disa të njohur më thanë se mund ta gjeja në plazh. Dhe ashtu bëra. I qepur pas plazhit ku Pikaso shkonte çdo ditë për not, e vrojtova atë nga një distancë për një mëngjes të tërë, derisa kuptova dhe u mësova me të. Ditën tjetër kur ai po largohej nga plazhi, i dola përpara dhe i preva rrugën. “Më falni. Jam fotograf, jam fotograf dhe do të doja t’ju bëja një portret”. “Oh, – tha ai, – duke qeshur dhe mori një pozë”. “Seriozisht, – i thashë dhe në atë çast i tregova atij, një fotografi të marrë në errësirë ku tregohej kërcimi i një patinatoreje, i skicuar prej dritash të vendosura në patinat e saj. Pikasoja reagoi menjëherë. I shtyrë prej kësaj fotografie, ai nisi të pikturojë me gisht në ajër…”

Gjon Mili do ta përshkruante kështu në shënimet e tij, takimin e parë me Pikason. Seria e fotove që ai i bëri piktorit, vazhdojnë të shihen ende sot, si një gjetje jo vetëm për lojën që bëri me dritën.

I lindur në Korçë, Mili do të ishte vetëm pesë vjeç kur familja e tij emigroi drejt Rumanisë. Pasionin për fotografinë do ta zbulonte pas moshës 20-vjeçare, kur emigroi në Amerikë.

Kishte diçka që e mrekullonte djaloshin me sytë e thellë, të kaftë. Ajo ishte drita. Pothuajse gjithë fotografitë e tij përshkohen nga drita dhe Mili, ka aftësinë t’i japë jetë gjuhës së saj. Para se t’i përkushtohej fotografisë, Milit i pëlqente të shkruante. Disa novela të tij, shkruar më 1929, do të botoheshin në revistën “Studenti shqiptar” të Odise Paskalit, në Torino.

Pas studimeve në universitetin e famshëm MIT (Instituti Teknologjik i Massachusetts), ku u diplomua si inxhinier ndriçimi, Mili do ta dashuronte më shumë dritën. Në Amerikën e pasviteve ’40, Gjon Mili do të ishte një nga artistët më interesantë të kohës. Ekspozitën e parë vetjake do ta hapte në vitin 1934, ndërsa më vonë, do të ekspozonte në galeritë prestigjioze të kohës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një amanet që ka hyrë në historinë shqiptare

“Amaneti i Mitrush Kutelit” – Letra, drejtuar së shoqes…


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit