MENU
klinika

Rrëmbimi dhe torturimi i Jan Prengës

Gjykata ndryshon masat e sigurisë për dy të akuzuar

03.02.2021 - 12:07

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin nga ‘arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’, një nga të akuzuarit për pengmarrjen dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës.

Leonard Hajri u arrestua nën akuzën për “Mbajtje peng personi” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Po ashtu, GJKKO ndryshoi masën e sigurisë edhe për të dyshuarin tjetër, Olsi Turja i cili është dërguar në ‘arrest shtëpie’.

Edhe Olsi Turja u akuzua për “Mbajtje peng personi” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Për momentin në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri e Gentian Docaj.

Çfarë ka ndodhur

Jan Prenga humbi jetën gjatë kohës që rrëmbyesit e tij do ta transportonin në resortin Golden në Shijak, pasi e morën me forcë në rrugën London, në Kamëz.

Policia thotë se autorët e rrëmbimit dhe vrasjes janë Bajram Hajri dhe dy djemtë e tij Leonard Hajri dhe Elton Hajri, si dhe dhe Olsi Turja. Të katërt u arrestuan në një operacion të zhvilluar nga RENEA.

Në kërkim është shpallur Altin Hajri, pronar i resortit, ku dyshohet se u mbajt trupi i viktimës, përpara se të zhdukej.

Hetimet kanë zbardhur edhe shkaqet e rrëmbimit të Jan Prengës.

Policia tha se ai ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, për shkak të disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN