MENU
klinika

Para nisjes së procesit

I bie të fikët kryevaksinuesit në Vlorë

18.02.2021 - 10:57

Pak para nisjes së procesit të vaksinimit anti-COVID në Vlorë kryevaksinuesit Piro Begaj i ka rënë të fikët.

ABC mëson se ai është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat dhe më pas është marrë me ambulancë për t’u dërguar në spital.

Vaksinimi në Vlorë, që nis pas Shkodrës do të kryhet në ambientet e stadiumit.

Pak më parë ka mbërritur edhe kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Të parët që do të marrin dozën në Vlorë janë pikërisht bluzat e bardha, mjekët dhe infermierët.