MENU
klinika

Pas akuzave në rrjet

Justin Timberlake iu kërkon falje ish-të dashurave

14.02.2021 - 12:24

Që nga momenti që në në disa platforma televizive u shfaq dokumentari “Framing Britney Spears”, fansat e saj dhe publiku në përgjithësi kanë bërë përgjegjës për situatat e vështira që ajo ka kaluar dhe gjendjen e saj, ndër të tjerë edhe Justin Timberlake, ish-partnerin e këngëtares. Madje artistit të njohur i është kërkuar masivisht në rrjetet sociale të kërkojë falje jo vetë për veprimet dhe fjalët që ka thënë ndaj Britney-t në kohën kur janë ndarë, në mënyrë që të përfitonte për karrierën e tij solo, por edhe për atë që ka bërë ndaj Janet Jackson në performancën e “Super Bowl”.

Gjithsesi duket se Justin i ka parë të gjitha pyetjet që janë bërë dhe shqetësimet që janë ngritur në rrjet dhe ka vendosur të përgjigjet. Me anë të një postimi në Instagram ai i kërkon falje si Britney-t, ashtu edhe Janet, edhe pse nuk përmend asnjë veprim konkret që ka bërë. Megjithatë Timberlake i referohet kohës kur ai ishte në qendër të mediave, duke thënë se veprimet dhe fjalët e tij kanë kontribuar në këto probleme, ndërsa ka përfituar nga një sistem që promovon racizimin dhe mizogjenizmin.

Po ashtu ai thotë se e kupton që ky kërkim falje nuk i jep zgjidhje asaj që ka ndodhur, por është një hap i parë në mënyrë që ai të marrë përgjegjësi për ato që ka bërë dhe të jetë pjesë e një bote ku njerëzve, sidomos vajzave, i jepet mbështetje dhe kurajo.

Ylli i pop-it Spears gjeti mbështetës të shumtë pas transmetimit të dokumentarit të lartëpërmendur. që shqyrton karrierën e këngëtares dhe përballjen e saj me mediat. Sjellja e Timberlake dhe sigurisht jo vetëm e atij, por të gjithë njerëzve të përfshirë në jetën e saj. duket se kontribuan në mënyrën si Britney u trajtua dhe efekti që pati te ajo, sidomos te shëndeti mendor.

Ndërkohë një burim i afërt me Timberlake tha për “Page Six” se ndjesa e tij ndaj Janet Jackson and Britney Spears është e siqnertë dhe jo thjesht një deklaratë e radhës.

“Ai kërkoi vetë falje dhe është vërtet nga zemra. Nuk është për publicitet,” tha burimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN