MENU
klinika

Champions League

Juve bie me Porton, përmbys Dortmund

17.02.2021 - 22:53

Juventus e ka pësuar në ndeshjen e parë për 1/8 finale të Champions League. Ishte Porto që fitoi 2-1 në shtëpi ndaj bardhezinjve. Goli i shënuar në fund i mban në lojë kampionët e Italisë.

Nisje shumë e keqe për Juventus-in, menjëherë në disavantazh kundër Porto-s. Një gabim i pabesueshëm i i Bentancur u ka dhuruar avantazhin portugezëve. Uruguajani ka bërë një pasim të gabuar mbrapa, nga i cili ka përfituar Tahremi dhe shënon për 1-0 në sekondën e 61-të.

Por në pjesën e dytë vendasve u janë dashur vetëm 19 sekonda për të gjetur edhe njëherë tjetër golin. Marega ka qenë autori i golit për bardheblutë. Megjithatë, goli i Chiesa-s në 83’ mban kampionët e Italisë në lojë, me ndeshjen e kthimit që luhet pas dy javësh.

Sevilla-Dortmund përfundoi 2-3. Sevilla e nisi mirë, teksa kaloi në avantazh pas vetëm 7 minutave. Goli i epërsisë u shënua nga Suso. Dortmund reagoi shpejt dhe përmbysi gjithçka në 1-2 brenda pak minutash. Fillimisht ishte Dahoud, me gjermanin që ka shënuar një gol fantastik. Më pas, Haaland shkundi rrjetën.

Norvegjezi ka shënuar golin e tretë. Sulmuesi shënoi në minutën e 43’ pas një kundërsulmi perfekt të nisur nga Marco Reus. Kapiteni rrëmbeu një top në mesfushë dhe pasoi për Haaland, i cili i vetëm përballë portierit nuk gaboi duke çuar sfidën në 1-3.

Vendasit arrijnë të ngushtojnë në 2-3 në 84’ me de Jong. Megjithatë, rezultati 2-3 favorizon Dortmundin, që mund t’i lejojë vetes edhe një humbje 0-1 apo 1-2 në ndeshjen e kthimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndeshjet e para për 1/8 e Champions

Tripleta e Mbappe “fshin” Messin, Liverpool s’fal

Champions, kriza blaugrana nga 2017

Mbappe, jo i vetmi që i shënoi 3 gola Barçës