MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam probleme me hundët që nga fëmijëria

23.02.2021 - 09:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Unë dua t’i bëj një pyetje mjekut përmes faqes suaj të internetit për një problem që kam. Domethënë kam një lloj sëmundje të hundës, ku hundët më fryhen si shpesh dhe ndonjëherë më duhet të pështyj. Kjo sëmundje më shqetëson që nga fëmijëria, më ka filluar diku pas moshës 7-vjeçare. A mund të më sugjeroni se ç’duhet të bëj?

Mjeku: Nisur nga të dhënat klinike që përshkruan pacienti, dyshoj se kemi të bëjmë me rinit. Prania e rinitit shkakton hiperfunksion të mukozës së hundës, që shoqërohet me daljen e sekrecioneve.

Rinitet duhen trajtuar, sepse në të kundërt shoqërohen me komplikacione të tjera, si: sinozit, otit etj. Megjithatë, është mirë që para se të marrë mjekim, pacienti të konsultohet detyrimisht me mjekun e familjes dhe besoj se ai do ta sugjerojë tek mjeku otolaringolog për të bërë vlerësimin e duhur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim