“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje! Jam një lexuese e rregullt e gazetës tuaj. Në analizat e fundit që kam bërë kam patur probleme me mungesën e hekurit. Ju lutem, a mund të pyesni një mjek se çfarë ushqimesh duhet të konsumoj përveç mjekimit?
Mjeku: Është e pamundur të zëvendësosh mungesën e hekurit vetëm me ushqime. Megjithatë, ushqimet që kanë më tepër sasi hekuri janë mishi i kuq, thjerrëzat, fasulet dhe perimet. Mjekimi konsiston në dhënien e hekurit si suplement, por duhet parë sasia që ka mangët për të përcaktuar mjekimin pasi ka disa lloje, si dhe kohëzgjatjen. Në rastin konkret është shumë e rëndësishme të dimë edhe gjininë, pasi ka një ndryshim të shkaqeve mes femrave dhe meshkujve. Tek meshkujt zakonisht ne shikojmë për probleme gastrointenstinale, si probleme me zorrën e trashë, kolitin ose ndonjë problem kancerogjen, ndërsa në rastin e femrave zakonisht akuzohet cikli i cili mund të jetë ose i bollshëm ose që zgjat shumë ditë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim