MENU
klinika

Si e shpjegon këtë Ilir Alimehmeti?

“Këtë vit gripi është zhdukur në Shqipëri”

21.02.2021 - 17:53

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti u shpreh se këtë vit gripi i thjeshtë është zhdukur në Shqipëri dhe në të gjithë hemisferën veriore. Ai tha se pandemia ka ulur ndjeshëm rastet e gripit.

Pjesë nga intervista:

Enkel Demi: Ju përmendët gripin normal, sezonal. Ka gjasa që unë kam temperaturë tani, jam duke parë doktor Ilirin në televizor por jam me grip jo me Covid.

Ilir Alimehmeti: Sivjet gripi është zhdukur, nuk ka grip dhe si duket kur janë këto simptoma, gjasat më të mëdha janë të Covid-19 dhe kërkohet testi.

Enkel Demi: Pra në këto moment që flasim, vetëm në këtë vit i bie që çdo grip është Covid?

Ilir Alimehmeti: Dhe jo vetëm në Shqipëri, është në të gjithë hemisferën veriore që po e vemi re këtë. Nuk e vumë re shumë në hemisferën jugore. Kur ne ishim në verë ata ishin në dimër, atje nuk u vu shumë re kështu, por në hemisferën veriore jemi komplet situatë tjetër.

Enkel Demi: Ndoshta virusi ka ndryshuar dhe na ka dhënë këtë gjë?

Iliri Alimehmeti: Jo, është edhe popullata që është ndryshe por është edhe fakti që masat që u morën ishin muajt e para për ata dhe masat ishin pak më ndryshe në krahasim 6 muaj mbrapa që flasim neve sot. Ndërgjegjësimi është më i madh, ka ardhur duke u rritur. Duhet të marrim parasysh që hemisfera jugore ka një moshë mesatare shumë më të ulët sesa çka hemisfera veriore. Risku më i madh është për të mëdhenjtë dhe si rrjedhim kujdesi është më i madh në hemisferën veriore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN