MENU
klinika

SIGAL UNIQUA

Kompania që ka paguar 300 milionë euro dëme në 22 vjet

24.02.2021 - 12:24

Kompania që ka paguar 300 milionë euro dëme në 22 vjet

SIGAL UNIQA lider në tregun e sigurimeve, jo vetëm për pjesën e tregut që zotëron por edhe për produktet, idetë, mjeshtërinë e drejtimit, pagesën e dëmeve dhe përmbushjen e detyrimeve kontraktuale. 22 vite janë gati një çerek shekulli dhe janë në vetvete një histori,  një histori suksesi, një histori përpjekjesh për të bërë më të mirën.

Duke vendosur klientin në vendin e parë dhe duke u përpjekur për ti dhënë atë që i mungonte në këtë fushë të rëndësishme të forcimit të personalitetit të njeriut, sepse e tillë është fusha e sigurimeve.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga krijimi i saj. Nisi me 5 veta dhe më pak kapital dhe sot është njëra nga 53 kompanite më të mëdha në Europën Lindore.  Në një treg të vogël dhe pa kulturë sigurimi SIGAL UNIQA ishte e para kompani që fokusin e saj e drejtoi nga kërkesa e klientit, nevoja e tyre për produkte sigurimi përtej tradicionales që ka një kompani sigurimi,  siç janë sigurimi i shëndetit, sigurimet e garancive, përgjegjësive dhe shumë produkte të tjera, që për tregun vendas ishin të panjohura dhe të pazhvilluara.

Në 22 vite SIGAL UNIQA jo vetëm ka diversifikuar portofolin e produkteve të saj, duke ofruar 43 lloj produktesh sigurimi qytetarëve shqiptarë, por ka rritur edhe standartet e tregut, duke futur të parët investitorë amerikan dhe europian në tregun vendas,  fillimisht me Fondin Amerikan të Ndërmarrjeve dhe më vonë me UNIQA Group, dhe bashkë me to, futi edhe fuqinë financiare amerikane e europiane dhe praktikat më të mira të sigurimeve sipas standarteve të tyre .

Angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve është motivi i SIGAL UNIQA, motiv ky që nuk ka ndryshuar që nga dita e parë që filloi punën. Ky mund të konsiderohet edhe çelësi i suksesit të një kompanie si SIGAL UNIQA, e cila ishte ndër pioneret e tregut privat të sigurimeve në Shqipëri, dhe sot, edhe pse tregu ka njohur zgjerim SIGAL UNIQA mban pozicionin në krye të tregut dhe renditet si kompania më e besuar e sigurimeve tek Shqiptarët dhe numëron mbi 1 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL ka dëshmuar fuqi likujduese dhe përgjegjshmëri kontraktuale duke dëmshpërblyer mbi 300 milionë euro ndër vite, dëme pasurore, shëndetësore dhe dëme të automjeteve.

SIGAL UNIQA krahas dëmshpërblimeve, një pjesë të primeve të saj ia kthen komunitetit, duke investuar në shëndet, art, kulturë, sport, arsim dhe kudo ku ka patur nevoja emergjente.

SIGAL UNIQA Group Austria shënon 22-vjetorin dhe ka zgjedhur që të mos festojë, në shenjë respekti të situatës së vështirë që po kalojmë të gjithë.

Në vend të festës, SIGAL UNIQA zgjodhi që më herët që ti dhurojë një pajisje të re radiologjike spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, për tu ardhur sadopak në ndihmë qytetarëve që po kalojnë momente të vështira dhe po luftojnë për jetën.