MENU
klinika

Jemi në Danimarkë...

Kryeministrja majë dritares: Të diel të gëzuar!

07.02.2021 - 17:49

       Menjëherë, ka marrë admirimin e sinqertë të miliona ndjekësve dhe mbështetësve të saj. Fotografia ku Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, shfaqet “mëse e zakonshme”, tanimë prej disa orësh po bën xhiron e rrjetit.

Ajo ka postuar në “Facebook”, një shkrepje të thjeshtë “në kushtet e shtëpisë”, ku si shumë gra në një ditë fundjave, shfaqet duke pastruar xhamat.

“Dielli i dimrit në fundjave”, – shkroi kryeministrja, përbri fotografisë që e publikoi vetë.

Frederiksen krahas aktivitetit të saj politik, ka vendosur që fundjavën ta kalojë në shtëpi, ku ka gjetur kohë për t’u marrë me pastrimin e saj.

“Nuk kam pasur shumë kohë për të pastruar shtëpinë, muajt e fundit.

Një të diel të gëzuar, të gjithëve”, – shkroi ndër të tjera Frederiksen.

Frederiksen është kryeministre e Danimarkës që nga qershori i vitit 2019 dhe udhëheqëse e socialdemokratëve që nga qershori i vitit 2015. Ajo, gjithashtu është kryeministrja me moshë më të re, në historinë e Danimarkës.