MENU
klinika

Pushtimi i Jeruzalemit

Kryqëzata e parë e 15,000 ushtarëve të krishterë

15.02.2021 - 11:43

        Gjatë shkurtit të vitit 1099, në Kryqëzatën e Parë me rreth 15.000 ushtarë krishterë marshuan në një procesion fetar rreth Jeruzalemit, ndërsa mbrojtësit myslimanë të qytetit i ndiqnin me sy. Kryqëzata kishte filluar si pelegrinazh masiv nga Franca dhe Gjermania më 1096, kur perandori bizantin Alex Komnenos, kërkoi ndihmën e tyre për të zmbrapsur turqit selxhuk në Anadoll.

Në nëntor 1095, Papa Urbani II u bëri thirrje kalorësve të Francës që të udhëtonin drejt Tokës së Shenjtë dhe të çlironin qytetin e Jeruzalemit dhe të krishterët e Lindjes, nga pushteti i myslimanëve. Në këmbim, ata do të merrnin një shpërblim spiritual të paprecedentë – faljen e të gjitha mëkateve të tyre – dhe kështu do t’u shpëtonin mundimeve të ferrit, destinacioni i tyre pas një jete plot dhunë e babëzi. Reagimi ndaj thirrjes së Urbanit ishte befasues: më shumë se 60 mijë vetë u nisën të rimarrin Tokën e Shenjtë dhe të siguronin këtë shpërblim dhe, në disa raste, të përfitonin nga rasti për të pushtuar territore të reja .

Pas grumbullimit në Kostandinopojë, kryqtarët vazhduan marshimin drejt qytetit të Jeruzalemit që ndodhej nën sundimin mysliman prej më shumë se 400 vjetësh. Kryqtarët (kalorës, fshatarë, bujkrobër nga shumë vende të Evropës) e pushtuan Jeruzalemin në korrik 1099, duke masakruar shumë banorë myslimanë të krishterë dhe hebrenj. Për shkak se kryqëzata e parë kishte pasur si synim kryesor Jeruzalemin, kryqtarët krijuan mbretërinë e tyre dhe refuzuan t’ia kthejnë territorin Perandorisë Bizantine. Kryqëzata e parë ishte pjesë e përgjigjes së krishterë ndaj pushtimeve myslimanë; dhe u pasua nga tetë kryqëzata të tjera. Kryqëzata ishte gjithashtu hapi i parë i madh drejt rihapjes së tregtisë Lindje – Perëndim, që nga rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit në shekullin V.

Kryqëzatat ishin një radhë fushatash ushtarake zakonisht të thirrura nga Papa. Ato u zhvilluan në qindvjeçarin e 11-të deri në atë të 13-in dhe ishin luftra të Shenjta të Romës Katolike për rimarrjen e Jeruzalemit dhe Tokës së Shenjtë (veçanërisht, faltoret e Varrit të Shenjtë dhe vendet e shoqëruara me jetën tokësore të Jezusit) nga myslimanët, por disa u drejtuan kundër shënjestrave të tjera, siç ishte Kryqëzata e Albigjinisë kundër katarëve në jug të Francës, Kryqëzata e Veriut dhe Kryqëzata e Katërt me marrjen e Kostadinopolit. Historianët kanë numëruar tetë ekspedita të mëdha; pati edhe disa të vogla, por aventureske.

Në një kuptim më të gjerë, emërtimi “kryqëzatë” mund të përdoret për të treguar çfarëdo lufte të shpallur për shkaqe (shtysa) fetare ose edhe për ndonjë fushatë fetare, ideologjike apo shoqërore (p.sh. “kryqëzata kundër abortit”, “kryqëzata kundër pirjes së duhanit” etj.).

Sipas disa historianëve, qëllimi i qytetarëve të paarmatosur, ushtarëve dhe kalorësve që i shoqëronin gjatë udhëtimit të Kryqëzatës së Parë (1096-1099) ishte shtegtimi për në Jeruzalem dhe duhej të ishte e përvuajtshme dhe e zakontë për atë kohë. Por, ishte një shtegtim i armatosur, para së gjithash për shkaqe sigurie. Që prej 100 vjetësh hordhitë endacake turke të ardhura nga Azia qendrore ishin ngulitur në pellgun mesopotamik dhe sirian, duke trazuar jetën e popullsisë vendase. Megjithëse ndanë fenë myslimane me shumë vendës, turqit sundonin plotësisht dhe nuk përziheshin me popullsinë e atyshme: madje, as edhe gjuhën.

Mes të tjerash, kishin nisur të shqetësonin karavanët e shtegtarëve (pelegrinëve) të krishterë të lindjes e të perëndimit, që prej shekujsh udhëtonin për në Jeruzalem në pelegrinazh (shtegtim) në vendet ku pati jetuar Krishtit. Grabitjet, plaçkitjet, vrasjet, përdhunimet e grupeve të shtegtarëve u bënë të zakonshme. Për këtë arsye, shtegtarët nisën të udhëtojnë nën shoqërimin e grupeve të vogla të armatosura. Nën sundimin arab të qindvjeçarëve të parë, nuk ishin vërtetuar ngjarje të tilla, përveç sundimtarit fatimid të Egjiptit, al-Hakim (fillim qv. XI).

Kur Papa Urbani II, urdhëroi një shtegtim të armatosur në Këshillin e Klermontit (1095), askush nuk përmendi fjalën kryqëzatë. Qëllimi i garantuar nga Perëndia (Deus lo vult, Zoti e do) ishte arritja e një mase shtegtarësh të paparë ndonjëherë në vendet e shenjta të Krishtërimit. Shumë mendojnë megjithatë, që përdorimi i forcës ushtarake ishte një vegël parandaluese që në fillim.

***

Ideja e kryqëzatës ishte e ngulitur thellë në Evropën katolike dhe kështu, ishte e vështirë të zhdukej pas humbjes së Tokës së Shenjtë.

Megjithatë, rrënjët e kryqëzatave rezultuan shumë të thella, pjesërisht për shkak të fleksibilitetit të idesë. Gjatë shekujve 12 dhe 13 u nisën kryqëzata kundër myslimanëve të Spanjës dhe të tjerëve armiqve të besimit, si tribute pagane të Evropës Verilindore (kryqëzatat e Balltikut). Shënjestra të tjera përfshinin Katarët heretikë në jug të Francës, si dhe mongolët e grekët. Ruajtja e tyre dhe rimarrja e Jeruzalemit, ishin në fakt sipërmarrjet më të rëndësishme dhe prestigjioze dhe ndërkohë që disa ekspedita, si ajo në jug të Francës, shkaktuan shumë polemika, kryqëzatat në tërësi u kryen përgjithësisht me mbështetjen e gjerë të shoqërisë europiane. Siç e tregon gama e shënjestrave, ideja e kryqëzatës nuk ishte statike. Të tjerë zhvillime në shoqërinë mesjetare u ndërthurën dhe ndikuan te kjo ide dhe sidomos kalorësia. Kryqëzatat ofronin një platformë për kalorësit që të tregonin trimëri dhe integritet. Ideja e të luftuarit për Zotin, i dha një tërheqje të veçantë shërbimit në kryqëzata, ndonëse ndonjëherë vendosmëria e kalorësve për të fituar famë, i bënte këta që të vendosnin nocionin e nderit përpara kauzës më të madhe të krishterë.

Kryqëzatat më të njohura në histori

Kryqëzata e parë

1096-1099

Qëllimi ishte çlirimi i tokës ku ishte kryqëzuar Krishti, që ishte e pushtuar prej myslimanëve. Synimi i feudaleve dhe i tregtarëve të Evropës ishte pushtimi i qyteteve dhe i tokave në bregun lindor të detit Mesdhe. Në këto kryqëzata morën pjese feudalë, bujkrobër, fshatarë te dëshpëruar, tregtarë dhe kalorës. Kryqtarët themeluan një shtet në Jeruzalem, që mori emrin “Shteti i Krishterë”. Por, shtet io themeluar rishtas ishte shumë i dobët. Në vitin 1244, myslimanët pushtuan Jeruzalemin. Megjithëse evropianet organizuan dhe kryqëzata të tjera, ata nuk mundën ta ripushtonin Jeruzalemin.

Kryqëzata e dytë

Kryqëzata e dyte filloi ne vitin e 1147 dhe mbaroi ne vitin 1149

Kryqëzata e tretë

Ne vitin 1187 Jeruzalemi u pushtua nga turqit selxhukë. Për këtë arsye, në vitin 1189-1192 u organizua kryqëzata e tretë. Kjo sipërmarrje evropiane nuk pati sukses, sepse veprimet e udhëheqëseve nuk ishin të koordinuara mirë.

Kryqëzata e katërt

1202-1204 – Kjo kryqëzatë u bë kundër Perandorisë Bizantine. Mirëpo nuk pati sukses dhe përfundoi me pranimin e disa kushteve: pushtimin e Zarës dhe Kostandinopojës.

Kryqëzata e pestë

1217-1221

Kryqëzata e gjashtë

1228-1229

Kryqëzata e shtatë

1248-1254

Kryqëzata e tetë

Kryqëzata e tetë u shënua në vitin 1270 dhe ishte ajo më e rrezikshmja. Në këtë kryqëzatë u mblodhën për luftime edhe fëmijët. Të gjithë fëmijët hynin në anije dhe duke shkuar për rrugë, ata plaçkiteshin dhe iu shiteshin të gjitha organet. Kryqëzatat morën fund në vitin 1291.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brenda një vazoje

Gjendet thesari 900-vjeçar