MENU
klinika

Makina ra në lumin Drino

Kush janë dy elektriçistët që humbën jetën tragjikisht

17.02.2021 - 11:58

Personat në foto janë Ismet Isaraj dhe Selfo Kallfa, elektriçistët që humbën jetën sot tragjikish në Lumin e Drinos.

Ismet Isaraj dhe Selfo Kallfa, ishin nisur për në për në fshatit ‘Asim Zeneli’ për të rregulluar një defekt, por rrugës makina ka rënë në lumë dhe elektriçistët humbën jetën duke u mbytur në ujërat e akullta të lumit Drino, pranë fshatit lazarat në Gjirokastër.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllime familjes, teksa shkruan se ata kanë dhënë kontributin e tyre për vite me radhë në OSHEE në shërbim të banorëve.

“Zor të gjesh fjalët e duhura në këto raste për të ngushëlluar sadopak familjet Kallfa dhe Isaraj në Gjirokastër, që humbën njerëzit e tyre të dashur nga aksidenti fatal i mesnatës. Unë i njihja pak si Selfon ashtu dhe Ismetin, por mjaftueshëm për të vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për vite me radhë në OSHEE në shërbim të banorëve.

Nuk e ndalën përpjekjen e tyre për të mos lënë askënd në terr derisa dhanë tragjikisht edhe frymën e fundit në ujërat e akullta të Drinos. Vetëm me kurajo dhe forcë të pashembullt brenda vetes mund të përballohet kjo dhimbje që nuk e kishte hak asnjë prej familjeve, por ky është fati dhe këto janë ligjet e jetës. Vdekja asnjëherë nuk të njofton kur vjen.Ngushëllime,” shkruan Golemi në postimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN