MENU
klinika

Duhet vetëm pak durim!

Lajm fantastik për fansat e “Game of Thrones”

14.02.2021 - 12:27

Jeni fansa të serialit “Game of Thrones” dhe mezi prisni ta shihni sërish? Meqë jeni këtu, kemi një lajm të mirë për ju!

Vazhdimësia e “Game of Thrones”, e quajtur “House of the Dragon” do të nisë xhirimet së shpejti. Ndaj ka mbetur vetëm pak për të pritur!

Njoftimi u dha nga shefi i përmbajtjes së HBO dhe HBO Max, Casey Bloys gjatë një paneli TCA. Televizioni ka blerë 10 episode të “Spinoff”.

Në serial do të përshkruhen tregimet e mbretërve “Targaryen” që kishin sunduar prej kohësh në “Westeros”.

Rrjeti ka njoftuar më parë se seriali është vendosur 300 vjet para ngjarjeve të Game of Thrones dhe skicon historinë e “House Targaryen”.

Detajet në lidhje me shfaqjen mbeten një sekret, ndërsa është bërë e ditur se aktori britanik Paddy Considine do të interpretojë mbretin Viserys Targaryen në sezonin 10-episodësh.

Emma D’Arcy luan si trashëgimtare e mbretit ndërsa Olivia Cooke është gruaja e dytë e mbretit, mbretëresha Alicent Hightower.

Matt Smith është zgjedhur si Princi Daemon Targaryen, xhaxhai i Rhaenyra, ndërsa pjesa e Aegon II Targaryen, gjysmë vëllai i ri i Princeshës Rhaenyra, ende nuk është plotësuar.

Fansat e “GOT” mezi po presin rinisjen e serialit më të famshëm të momentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN