MENU
klinika

Pritet të konsultohet me partitë në Parlament

Mario Draghi kryeministri i ri i Italisë

03.02.2021 - 13:37

Mario Draghi ka pranuar pa rezerva detyrën për formimin e qeverisë së re në Itali, pas rrëzimit të kabinetit Conte.

Pas disa ditësh konsultimesh, Presidenti i Italisë Sergio Mattarella i kërkoi ish shefit të Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi të formojë një qeveri të re, e cila të jetë jo politike dhe ta drejtojë Italinë gjatë periudhës së pandemisë.

73-vjeçari Dragi, i njohur ndryshe me nofkën “SuperMario” u konsiderua si figura qendrore në shpëtimin e monedhës së përbashkët europiane, euro.

Më herët presidenti Mattarella u ka bërë apel partive politike në Parlament që të mbështesin lëvizjen e tij, duke vënë në dukje faktin se vendi po kalon ende një periudhë të vështirë si pasojë e pandemisë.

Covid-19 i ka dhënë një goditje të rëndë ekonomisë italiane, që është vendi i dytë në Evropë sa i takon numrit të viktimave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN