Mbarë opinioni futbolldashës kryefjalë të vetme pas përfundimit të supersfidës Barcelona-PSG pati Kylian Mbappe, autorin e tre golave në “Camp Nou”, në fitoren 4-1 të francezëve.
Gjithçka mund të ndodhë pas dy javësh në ndeshjen e kthimit për 1/8 finale të Champions League, por kampioni i botës Mbappe për momentin është në piedestal. Megjithatë, nëse mendoni se Mbappe është i vetmi që i ka shënuar 3 gola Barcelonës në Champions, gaboheni.
Ai është vetëm lojtari i tretë që kur Liga e Kampioneve luhet me formatin e ri. Së pari ishte kolumbiani Faustino Asprilla për Neëcastle dhe i dyti ukrainasi Andriy Shevchenko për Dynamo Kyiv, të dy në vitin 1997, në një nga vitet më të dobëta të ekipit katalanas.
Kylian Mbappé became only the third player in history to score a Champions League hat-trick against Barcelona last night 🎩✨
He wasn’t even born the last time it happened (1997) 😲 pic.twitter.com/XWwuFqExl4
— FootballJOE (@FootballJOE) February 17, 2021
Që pas triumfit në vitin 2015, Barcelona ka pësuar 7 humbje tronditëse me nga 3 ose më shumë gola diferencë, të gjitha të pësuara në katërvjeçarin e fundit. Në vitin 2017, 4-0 me PSG dhe 3-0 me Juventusin, po 3-0 me Romën në vitin 2018.
4-0 me Liverpool në vitin 2019, 2-8 me Bayern Munich dhe 0-3 me Juventus në vitin 2020 dhe së fundmi humbja në shtëpi 1-4 me PSG. Me pak fjalë, Barcelona po kthehet në një “karikaturë” në Champions League.