MENU
klinika

Çudi japoneze

‘Më shumë gra në takime, por vetëm nëse nuk flasin’

17.02.2021 - 19:02

Pas shpërthimit të debatit të ndezur nga shefi i Komitetit organizator të Olimpiadës së Tokios, i cili thoshte se femrat flasin më shumë sesa duhet, partia japoneze në pushtet kërkon që gratë të jenë të pranishme në takimet e saj, por vetëm nëse nuk flasin.

Partia Liberal Demokratike ka propozuar një plan të ri që do të lejojë pesë deputete femra të marrin pjesë në takimet e saj, por si vëzhguese.

82-vjeçari Toshihiro Nikai, sekretari i përgjithshëm i partisë, tha se është e rëndësishme që anëtaret femra të “shohin” procesin e vendimmarrjes brenda partisë. Mediat vendase raportojnë se gratë e pranishme nuk mund të flasin gjatë takimit, por mendimet e tyre do të duhet t’i dërgojnë me shkrim veçmas në zyrën e sekretariatit.

Japonia renditet në vend të 121-të nga 153 shtete në Indeksin Global të Dallimeve Gjinore, që matet nga Forumi Ekonomik Botëror, pasi ka një numër tepër të ulët femrash pjesëmarrëse në aktivitetet ekonomike dhe politike të vendit.