MENU
klinika

Mes tyre, edhe ish-presidentin

Messi çon në gjyq ata që i publikuan kontratën

03.02.2021 - 17:47

Një “luftë” e re ka lindur mes Lionel Messit dhe ish-presidentit të Barcelonës, Bartomeu. Messi ka vendosur të marrë masa ligjore pas rrjedhjes së detajeve të kontratës së tij, publikuar së fundi nga gazeta “El Mundo”.

Futbollisti argjentinas e ka ndërmarrë këtë hap dhe do të paraqesë një ankesë penale kundër pesë personave, që ai i konsideron të dyshuar për nxjerrjen e dokumentit konfidencial dhe privat në gazetën e Madridit, një fakt që përbën krim ligjor.

Sipas “Esports Rac1”, bëhet fjalë për Josep Maria Bartomeu (ish-presidenti i Barçës), Carles Tusquets (presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit), Jordi Mestre (ish-nënkryetari sportiv), Òscar Grau (CEO i klubit) dhe Romà Gómez Ponti (shefi i shërbimeve ligjore të Barçës).

Ata janë pesë personat, që kishin qasje në kontratën e kapitenit dhe mund ta kenë zbuluar në “El Mundo”. Edhe gazeta madrilene do të paditet gjithashtu për botimin e saj.

Duhet të mbahet mend se nga vetë klubi ka filluar një hetim i brendshëm në përpjekje për të sqaruar detajet e incidentit. Vetë Barça e mohoi që nga fillimi, përmes një deklarate zyrtare, se ishte prapa kësaj rrjedhjeje informacioni.

Sias medieve iberike, kjo çështje e ka shtyrë Messin edhe më shumë të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Pavarësisht se disa nga kandidatët për presidentë kanë deklaruar se do të bëjnë të pamundurën për të mbajtur Messin me projektet e tyre, kjo vështirë të ndodhë.

Tashmë hendeku është thelluar shumë, shto edhe faktin që klubi është mbi 1 miliardë euro borxhe dhe në verë një pjesë e mirë do të shiten për të kompensuar humbjet. Kështu që ekipi do të dobësohej dhe Messi nuk mund të pranojë që aty ku luan mos luftojë për trofe.