MENU
klinika

Azili në Shqipëri

Ministri Çuçi: Ndihmë juridike e garantuar nga shteti, rritet bashkëpunimi mes…

01.02.2021 - 12:01

Parlamentin diskuton këtë të hënë projektiligjin “Pazilin në Republikën e Shqipërisë”. Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi prezantoi risitë e këtij projektligji.

Sipas ministrit, ky projektligj parashikon rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve përgjegjëse.

Po ashtu ministri tha se nisma ligjore sanksionon bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtarë që ofrojnë asistencë duke shtuar gamën e tyre.

“E para parashikohet rritja e nivelit të bashkëpunimit midis institucioneve përgjegjëse duke zgjidhur mangësitë në këtë drejtim, duke niveluar strukturat përkatëse për të marrë përgjegjësinë e parë që në momentet e kalimit në pikat kufitare dhe në brendësi të territorit ku kontaktohet me azilkërkuesit.

Risi tjetër është mbajtja e të dhënave nëpërmjet regjistrimit të azilkërkuesve, i cili është bërë funksional që nga viti 2018.

Gjithashtu, nisma ligjore sanksionon bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtarë që ofrojnë asistencë duke shtuar gamën e tyre.

Një disiplinim i rregullave për shtetasit azilkërkues është parashikuar nisur nga shqetësimet në vite gjatë akomodimit të tyre pranë qendrës së hapur për azilkërkuesit.  Përveç të drejtës për të lëvizur lirshëm nga momenti i paraqitjes së kërkesës, janë përcaktuar  rregulla dhe kufizime në rast të konstatimit të shkeljeve të rëndë.

Është parashikuar ndihmë juridike e garantuar nga shteti e cila deri më sot ofrohej nga organizata ndërkombëtare.

Komisioni i azilit dhe refugjatët riformatohet në strukturë, përbërje dhe status duke rritur nivelin e përfaqësimit, pasi emërimi bëhet nga këshilli i ministrit.

Në projektligj është parashikuar njoftimi i kërkuesit në rastin e refuzimit, mospranimit të revokimit apo cdo forme të përfundimit të statusit të mbrojtjes të statusit plotësuese. Kjo mundëson vijhimin e procedurave ligjore, duke sjellë mos si pasojë moslargimin e personave me qëndrim të parregullta nga territori i Shqipërisë”, tha Cuci.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Diskutimi për fazën përgatitore para zgjedhjeve

Ministri Çuçi takon Sorecën, në fokus dhe zgjedhjet e 25 prillit