MENU
klinika

Ramush Haradinaj mesazh për Albin Kurtit

“Nëse LVV fiton zgjedhjet, të hapur për koalicion…”

04.02.2021 - 10:23

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i hapur për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në rast se kjo e fundit fiton zgjedhjet.

Haradinaj për “Balkan Talks” ka thënë se AAK nuk ka vija të kuqe, dhe pret koalicion me çdo parti. Ndërkohë ai thekson se ofron mbështetje edhe për postin e Presidentit, duke thënë se është e pashpjegueshme se si Vjosa Osmani është pjesë e një partie tashmë.

Në rast bashkëpunimi, pikëpyetja do të vendosej pikërisht tek ky post pasi Lëvizja Vetëvendosje ka për kandidate për Presidente, aleaten Vjosa Osmani, kurse Haradinaj është kandidat vetë nga partia e tij.

“Ne nuk kemi vija të kuqe dhe presim çdo parti për koalicion pas zgjedhjeve. Nëse Vetëvendosja fiton zgjedhjet jemi të hapur për bashkëpunim me të. Është vështirë ta shpjegosh këtë situatë sepse Kushtetuta nuk lejon që presidenti të jetë pjesë e një partie. Duhet ekuilibër mes forcave politike dhe këtu ofrohemi ne për mbështetje”, – deklaron Haradinaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

“Protesta e 16-Shkurtit do të sjellë ndryshimin politik”


“Sekret i errët” fshihet pas vizitës së Xi Jinping

Presidenti kinez ‘po përdor’ Vuçiç për të ‘pushtuar’ Evropën

“Vuçiç e quajti ‘mik të madh’ të Serbisë”

REL: Synimi i Presidenti Xi Jingping në Beograd

Kurti: Lehtëson problemet me të cilat përballen qytetarët

Kosova merr vendim për pajisjen e serbëve me patentë “RKS”

BE 'lëshon dorën'/ Për Kosovën dhe Serbinë parakushte

Vendimi për planin miliardësh në mbështetje të Ballkanit