MENU
klinika

Temperaturat deri -50 gradë

Një qytet në Finlandë kandidat për Olimpiadën

02.02.2021 - 14:38

Një provokim për të nxjerrë në pah një nga dramat më të përzemërta të viteve të fundit: ndryshimin e klimës. Videoja që qyteti Salla në Finlandë, ku temperaturat arrijnë deri në -50 gradë Celsius, ka zbuluar ambicien e këtij vendi për të organizuar Lojërat Olimpike Verore të vitit 2032.

Duket paksa ironike, por në të njëjtën po e mendojnë seriozisht këtë. Me një seri frazash provokuese aktorët e kripit promo nënvizojnë atë që po ndodh duke nënvlerësuar problemin e ngrohjes globale. “Unë kurrë nuk jam ndjerë i nxehtë në jetën time, por jam i sigurt se do të ndodhë”, “kjo borë do të bëhet rërë”, janë disa nga deklaratat e bëra aty për aty.

Qëllimi u shpjegua më pas nga Erkki Parkkinen, kryetar i qytetit, që thotë se shpreson që kjo mos mbetet dëshirë. Me Qytetin e Salla-s, siç mund të shihet edhe në fund të videos, është bashkuar edhe lëvizja e themeluar nga Greta Thunberg për ngrohjen globale.

“Olimpiadat historikisht kanë lindur për të unifikuar njerëzit dhe kombet. Dhe ndryshimi i klimës tani është një problem për të gjithë botën.” Ky është mesazhi që përcjellin ideatorët, me qëllim që kandidatura të përforcohet në të ardhmen dhe pse jo, të miratohet nga Komiteti Oimpik Ndërkombëtar.